7 Prill 1939
Udhëkryqet e mbretit Zog
70 vjet më vonë në ditaret dhe kujtimet e kohës gjenden shumë përgjigje për dilemat e arratisë së mbretit. Ja çfarë shkruante në ditarin e tij Konti Çiano, Françesko Jakomoni, koloneli Faik Quku…
NGA HAZIS GJERGJI
Shqipëria në prag të pushtimit... Në gjysmën e dytë të marsit 1939, udhëtarët e linjave Bari–Durrës e Brindisi – Vlorë kishin filluar të stinin në Shqipëri lajme të dyshimta mbi grumbullime trupa ushtarake italiane në portet e Barit e të Brindisit, ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë fashiste, konti Çiano (Galeazzo Ciano), shkroi në “Ditar”:
23 mars 1939
Duçja vendos të shpejtojë kohën për çështjen shqiptare dhe vetë harton një projektmarrëveshje shumë të shkurtër, me tre artikuj të thatë. Projekti ka më shumë formën e një dekreti se sa të një pakti ndërkombëtar. Po përgatis edhe një... Është një akord që, duke ruajtur format, pranon një aneksim efektiv të Shqipërisë. Duçja i miratoi. Ose Zogu pranon kushtet e parashtruara prej nesh, ose ne ndërmarrim pushtim ushtarak të vendit. Për këtë qëllim po mobilizojmë e përqendrojmë në Puglia katër regjimente bersalierësh, një divizion fantaerie, reparte ajrore dhe gjithë skuadrën e parë”(1).
Më 26 mars 1939, zarf[i?] sekret me projektmarrëveshjen e “aneksimit efektiv” të Shqipërisë ndodhej mbi...
Në faqen 2